Mire Se Na Vini Ne Forumin Ton Shqiptar....
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mire Se Na Vini Ne Forumin Ton Shqiptar....

.........::::::Mire Se Vinii:::::::......
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Alonso dhe Hamilton: Tė jemi sa mė afėr Ferrarit

Shko poshtė 
AutoriMesazh
triplex
Admin
triplex


Numri i postimeve : 240
Age : 29
Registration date : 27/04/2007

Alonso dhe Hamilton: Tė jemi sa mė afėr Ferrarit Empty
MesazhTitulli: Alonso dhe Hamilton: Tė jemi sa mė afėr Ferrarit   Alonso dhe Hamilton: Tė jemi sa mė afėr Ferrarit Icon_minitimeSat Apr 28, 2007 12:50 pm

Alonso dhe Hamilton: Tė jemi sa mė afėr Ferrarit

--------------------------------------------------------------------------------

Alonso dhe Hamilton: Tė jemi sa mė afėr Ferrarit
Diferenca me Ferrarin ekziston, pasi kėtė gjė e tregoi qartė edhe gara e parė tė kėtij sezoni nė Australi, megjithatė Fernando Alonso dhe McLaren shpresojnė qė nė kėtė fundjavė tė minimizojnė sa mė shumė kėtė diferencė nė Sepang. Kampioni i botės, garėn e parė e pėrfundoi nė vendin e dytė, pas Kimi Raikkonenit, njė rezultat qė mund tė konsiderohet shumė i mirė.

"Nė Australi e filluam mirė kampionatin botėror. Ne e dinim qė nuk do tė ishim aq tė shpejtė sa Ferrari, megjithatė vendi i dytė mund tė konsiderohet njė rezultat shumė i mirė. Nė pjesėn e parė tė sezonit ėshtė shumė e rėndėsishme t'i pėrfundosh tė gjitha garat dhe tė grumbullosh sa mė shumė pikė. Gjatė kėsaj periudhe duhet gjithsesi tė vazhdojnė programet e pėrmirėsimit tė makinės. Skuadra ėshtė duke punuar shumė pėr tė zvogėluar diferencėn qė kemi me rivalėt tanė", tha Spanjolli i cili nė sezonin e kaluar ėshtė renditur nė vendin e dytė nė kėtė garė, ndėrkohė qė nė vitin 2005 arriti ta fitonte ēmimin e Madh tė Malajzisė. "Pista e Sepangut ėshtė shumė teknike dhe makina duhet tė pėrshtatet nė tė gjithė sektorėt. Tė gjitha kthesat janė tė shpejta dhe duhet njė makinė qė ka njė balancim tė mirė dhe tė ketė njė aerodinamikė perfektė. Gjithmonė jam paraqitur mirė nė Sepang dhe nė vitin 2005 kam arritur tė fitoj, ndėrkohė qė nė sezonin e kaluar u rendita i dyti. Duke u nisur nga kėto fakte, mund tė them se kam kujtime shumė tė mira nga kjo pistė. Ėshtė njė garė shumė e vėshtirė nga ana fizike, pėr vozitėsin dhe pėr tė gjithė skuadrėn. Padyshim po kaq e vėshtirė mund tė konsiderohet kjo garė edhe sa i pėrket makinės. Ne jemi tė gatshėm pėr tė zvogėluar diferencėn e madhe qė kishim nė garėn e parė tė kėtij sezoni kundėr Ferrarit. Pres me padurim qė t'u rikthehem garave," ka deklaruar kampioni i botės nė fu*** Fernando Alonso.

Nė garėn e Melburnit, debutuesi i skuadrės McLaren, Lewis Hamilton, ka shkėlqyer me njė paraqitje shumė tė mirė. Qė nė garėn e parė nė Formulėn 1 ai arriti tė ngjitej nė podium. Nė testimet e javės sė kaluar nė Sepang, anglezi ishte ndėr mė tė shpejtit. "Sepangu ėshtė njė pistė shumė e shpejtė. Ato katėr ditė prova qė zhvillova, mė ndihmuan shumė. Provuam shumė pjesė tė reja qė do t'i kemi nė makinėn tonė pėr kėtė garė. Objektivi ynė padyshim ėshtė qė tė zvogėlojmė deri nė maksimum diferencėn qė kemi me Ferrarin. Jam i sigurt se tė dielėn do tė japim mė tė mirėn," pėrfundoi Hamiltoni.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://tt-hack.tk
 
Alonso dhe Hamilton: Tė jemi sa mė afėr Ferrarit
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Mire Se Na Vini Ne Forumin Ton Shqiptar.... :: Sport :: Formula 1-
Kėrce tek: