Mire Se Na Vini Ne Forumin Ton Shqiptar....
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mire Se Na Vini Ne Forumin Ton Shqiptar....

.........::::::Mire Se Vinii:::::::......
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Bio e Nexhmije Pagarushes

Shko poshtė 
AutoriMesazh
triplex
Admin
triplex


Numri i postimeve : 240
Age : 29
Registration date : 27/04/2007

Bio e Nexhmije Pagarushes Empty
MesazhTitulli: Bio e Nexhmije Pagarushes   Bio e Nexhmije Pagarushes Icon_minitimeMon Apr 30, 2007 6:12 pm

Nexhmije Pagarusha, legjenda e gjallė e kėngės shqiptare, u lind mė 7 maj tė vitit 1933 nė Pagarushė. Babai i Nexhmijes Veseli, mėsues, siē thotė Nexhmija, ėshtė mė meritori qė nuk e la kėtė yll tė shuhet, po na e dhuroi tė gjithėve deri nė shkallė krenarie.
Dikush e quajti Bilbili i Kosovės, dikush Mbretėresha e Kėngės Shqipe, dikush tjetėr Primadona e Melosit Popullor, Ema Sumak Shqiptare, Madam Baterflaj, Fyti i Kristaltė, e tė tjera, e tė tjera.
Tė gjitha kėto epitete janė bėrė sinonim pėr emrin e Nexhmije Pagarushės dhe mbase tė gjithė kanė tė drejtė sepse tė gjithė gjejnė diēka tė veēantė nė zėrin e saj magjik. Nuk pretendojmė t’i themi tė gjitha nė njė intervistė, me hapėsirė tė kufizuar, kur bėhet fjalė pėr njė kolos siē ėshtė Nexhmija. Rėndėsia dhe vlera e veprės sė Nexhmijes ėshtė ēmuar e vlerėsuar nga kompetentėt dhe njohėsit e artit dhe kjo siē e dimė ėshtė bėrė nė superlativ.
Nexhmija dhe kėnga ishin njė, kėtu mbase e ka shpjegimin fakti se ajo as qė ka mbajtur ndonjė evidencė pėr koncertet as pėr kėngėt e kėnduara.
Opusi i kėngėve tė Nexhmijes ishte shumė i gjerė dhe ajo ka shkėlqyer nė tė gjitha zhanret. Shumė artdashės edhe sot e kujtojnė njė koncert tė Nexhmijes me ariet operistike tė Bethovenit, tė Puēinit, Verdit …tė pėrkthyera shqip. Ėshtė pėr tė ardhur keq qė ky koncert nuk ėshtė regjistruar. Majat mė tė larta Nexhmija i arriti me “Bareshėn”, kėshtu mendojmė ne, ndėrsa ajo mendon ndryshe.
Nexhmija me sukses e provoi veten edhe si aktore filmi e teatri. ”Dasma e pėrgjakur”; “Tre vetė kapėrcejnė malin” ; ”E kafshoja terrin” ; ”Lepuri me pesė kėmbė” ; ”Fluturimi i Micakut” ; ”Daullet e tė ēmendurve”, ”Rexha i nėnės nė grazhd tė kalit” etj., etj., janė disa nga projektet ku interpretoi rolet kryesore.
Nė jetėn artistike Nexhmija mori shumė ēmime tė cilat ajo nuk mund t’i veēojė. Ne po e veēojmė ēmimin – titullin “Kėngėtare e Shekullit “ e kėtė e meriton padyshim. Nexhmije Pagarusha vulosi me emrin e saj shekullin e XX-tė.

Blue Sky : znj. Pagarusha, kur filluat ju tė kėndoni ishte shumė e vėshtirė tė ishe femėr e aq mė e vėshtirė tė ishe femėr artiste. Ēka do tė kujtoni nga ai fillim?

Nexhmije Pagarusha : Eh Florė, ka qenė vėrtet shumė, shumė vėshtirė. Tash po e shoh sa mė vėshtirė ka qenė atėherė se sa tash. Mirėpo unė kam pasur njė grusht njerėz tė cilėt mė kanė ndihmuar shumė, mė kanė inkurajuar, p.sh., Skender Gjinali, i cili ka qenė shef i grupit tė produksionit, mandej i ndjeri Ismet Mula –drejtor, pastaj Lorenc Antoni etj., tė cilėt me dashurinė e tyre pėr artin me tė vėrtetė na kanė ndihmuar shumė. Na kanė shtyrė pėrpara. Ēfarė bėnė ata ? Mblodhėn tė gjithė ata qė kanė kryer Akademinė e Muzikės nė Beograd dhe i sollėn kėtu. Kėshtu unė dua qė tė shfrytėzoj kėtė rast dhe t’i falėnderoj publikisht sepse kanė bėrė shumė pėr ne.

Blue Sky : Domethėnė kėta janė njerėzit tė cilėve ua kushtoni suksesin?

Nexhmije Pagarusha : Po pikėrisht kėshtu ! Ata janė mė meritorėt qė unė, dhe jo vetėm unė, po gjithė ata kėngėtarė e kėngėtare kanė bėrė emėr.

Blue Sky : Kur ndodhi ai moment i paraqitjes suaj tė parė serioze para publikut, kur edhe tė tjerėt e kuptuan se jeni vėrtet kėngėtare ?

Nexhmije Pagarusha : Eh Florė, ėshtė periudhė shumė e gjatė dhe jo se ėshtė e gjatė por unė kurrė nuk kam mbajt evidencė, as nė kokė as nė shpirt as nė letėr. Kjo jeta e karrierės sime ka qenė sikur ta hedhėsh nė det njė fėmijė i cili nuk di tė notojė, nuk fundoset por, mėson aty pėr aty tė notojė. Vėrtet nuk di ! Koncerte atėherė nuk ka pasur, ka pasur njė audicion. Ka qenė diku nė vitin 1948, kur jam pranuar si kėngėtare. Kishim njė lentė, se ajo radio asokohe ka pasur vetėm njė zyrė, njė studio tė vogėl prej sė cilės shkonte programi drejtpėrdrejtė. Duhej tė zgjoheshim nė orėn pesė tė mėngjesit dhe shkonim e tė kėndonim drejtpėrdrejtė ! Dhe pėr ēudi zėri shkonte, posi ! Duhej kocentrim i madh. Koncertet kanė ardhur mė vonė, shumė mė vonė, kur shkova nė shkollė tė muzikės nė Beograd, se kėtu nuk kishte. Atje edhe e kam pasur paraqitjen e parė para publikut. Mirėpo e lash shkollėn e muzikės nė vitin e tretė. Nuk mundesha, u humba. Mėnyra e punės pėr solo kanto mua nuk mė pėlqente, mė pengonte. Nuk di pse po unė fillova ta humb zėrin. Thjesht nuk dija tė kėndoja !

Blue Sky : Po si e kultivuat zėrin dhe talentin mė pas ?

Nexhmije Pagarusha : Natyra kur tė fal diēka, tė fal ! Ose tė fal diēka tė mrekullueshme ose tė shėmton. Unė nuk e di se si natyra mė ka falė kėtė zėrin tim tė impostuar, si duhet qė unė kurrė nuk ia kam ditė vlerėn. Kam kėnduar 40 vjet e nuk e kam ditė si po kėndoj. Tash po e shoh se pasurkam kėnduar mirė !

Blue Sky : Ne konsiderojmė se ”Baresha” ėshtė kryevepra e interpretimit tuaj ! A pajtoheni ju me kėtė ?

Nexhmije Pagarusha : Unė pajtohem me konstatimin se kjo ėshtė kryevepėr e kompozitorit Rexho Mulliqit dhe poetit Rifat Kukaj !



Blue Sky : Pėr ju janė dhėnė vlerėsime nė superlativ! Ka qenė e vėshtirė tė arrini kėtė famė?

Nexhmije Pagarusha : Nė vend qė unė tė pėrgjigjem nė kėtė pyetje do ta kisha cituar njė thėnie tė Dantes : ”Rruga qė shpie drejt famės asnjėherė nuk ėshtė e mbushur me lule”.

Blue Sky : Ēfarė mund tė thoni pėr udhėtimet tuaja nė Shqipėri dhe bashkėpunimin mes artistėve shqiptarė ?

Nexhmije Pagarusha : Ai ka qenė njė udhėtim i imi, dhe jo vetėm i imi, po edhe i atyre kolegėve tė mi, i pritur shumė kohė, i pritur me vjet. Ėndrra e tė gjithė neve ka qenė tė shkojmė nė shtetin amė. Nė karrierėn time i veēoj ato turne sepse kam takuar ata qė i dua shumė dhe ėndrra ime ka qenė kjo. Kam pasur emocione tė mėdha ! Dhe kur i kam dėgjuar kolegėt e mi kėngėtarė nė Shqipėri, mua mė ėshtė dukur vetja sa tė zitė e thoit. Kėtė sinqerisht po e them, dhe, edhe sot e ndiej veten tė tillė.

Blue Sky : Keni qenė ambasadore e vėrtetė e kėngės shqipe nėpėr botė. Ēka do tė veēonit si diēka mė karakteristike nga ato udhėtime dhe cila ėshtė fuqia e prezantimit para tė tjerėve pėrmes muzikės ?

Nexhmije Pagarusha : Po Florė, kam udhėtuar shumė dhe kam folur me gjuhėn e popullit tim ! Kudo ku shkova, me kėtė gjuhė fola dhe tė gjithė mė kuptuan. Kėnga popullore shqipe ėshtė vėrtet e bukur. Populli ynė ka njė kulturė tė lashtė. Ata kompozitorė qė nuk dihen me emėr kanė krijuar dhe i kanė dhėnė shpirt kėngės. Ėshtė e veēantė kėnga popullore dhe ėshtė klasikė qė se ka kush dhe tė cilėn na e lakmojnė shumė. Besoj shumė qė kėngėn popullore kushdo qė do ta kish kėnduar ashtu edhe do tė tingėllonte, plot shpirt.



Blue Sky : Nuk mundem pa pėrmendur njė mendim tė Zhyliet Grekos e cila thotė : “Nexhmijen nuk mund ta krahasoj me askėnd se do ta fyeja” – si e komentoni kėtė?

Nexhmije Pagarusha : Kjo varet njeriu ēka ndien nė atė moment. Ajo ashtu ka menduar dhe ashtu ka thėnė ! Po unė nuk jam e vetmja qė vlej apo kam vyer diēka!

Blue Sky : Njė shembull tjetėr i gjuhės universale tė muzikės : kėnga e njohur hebreje “Hava Nagila”e kėnduar nė origjinal edhe nė Izrael ka mahnitur dėgjuesit !

Nexhmije Pagarusha : Kur e kam futė kėtė kėngė nė repertorin tim, tė gjithėve iu ka dukė ēudi e madhe, mirėpo kjo kėngė u popullarizua shumė. Kam pasur njė turne nė Izrael me kėtė kėngė. Mė kujtohet sot kur nė Bullgari nė njė koncert, pėrveē kėngėve tona popullore kėndova edhe kėngėn hebreje “Hava Nagila”. Atė natė aty ishte edhe njė avokat nga Tel Avivi i cili mbeti i mahnitur dhe menjėherė u nėnshkrua kontrata pėr tėrė grupin qė tė shkojmė nė Izrael.

Blue Sky : Sa kėngė keni kėnduar, e dini ? Ku gjenden ato sot, a i keni ?

Nexhmije Pagarusha : Nuk e di sa kėngė kam incizuar se nuk kam mbajt evidencė. Nuk kam menduar se do tė mė nevojitet kjo evidencė. Kam mjaft kėngė tė incizuara pėr shpirtin tim. Falėnderoj Radio Kosovėn qė mė ka mundėsuar ta dėgjoj veten se si po kėndoj. Nuk janė tė gjitha aty, ka edhe tė tjera materiale qė shpresoj t’i nxjerrim tė gjitha dhe t’i digjitalizojmė.

Blue Sky : Ju e keni ndėrprerė herėt karrierėn, tė paktėn gjenerata ime mendon kėshtu, kjo mbase nga dashuria e madhe qė kishim pėr muzikėn!

Nexhmije Pagarusha : Po ėshtė e vėrtetė. Ka ndikuar nė kėtė jeta private hallet,vitet e punės …Sidoqoftė jam e lumtur qė e kam ndėrprerė pikėrisht atėherė se nuk bėn..., kur nuk shkon duhet ta lėsh ! Kur nuk shkon nuk shkon! Unė nuk vuaj pėr kėtė, vetėm mė ka ngelė peng qė nuk kam bėrė njė koncert pėrmbyllės. Kėtė ma kanė kėrkuar deri edhe fėmijėt se lėre mė tė rriturit. Pėr hatėr tė tyre mbase edhe do tė kisha provuar tė bėj diēka.




Blue Sky : Dhe papritmas ndodhi disi mrekullia dhe ju shfaqeni para publikut shqiptar nė Tiranė bashkė me njė artist tjetėr gjithashtu tė madh, Ardit Gjebrenė. Si ndodhi kjo ?

Nexhmije Pagarusha : Po ju e dini, Ardit Gjebrea di tė bėjė veē mrekullira! Ai si duket ka pasur njė shkop magjik i cili i ka ndihmuar tė mė bind. Ju thash edhe mė lart se unė kam shumė emocione kur shkoj nė Tiranė. Jo se s’kam dashur tė shkoj mirėpo tė paraqitem nė skenė ka qenė njė absurditet. Ai mė tha se do tė jem kryetare e jurisė dhe unė mendova se duhet tė paraqitem nė skenė pėr tė ndarė ndonjė ēmim. Mirėpo nuk ishte ashtu ! Ai mė bėri njė befasi tė cilėn as qė kam mundė ta marr me mend. Ju e keni parė, kur ai prezanton kėngėn dhe paraqitjen time, unė shtangem dhe s’dija ēfarė po ndodh. Edhe mė tutje mendoja se duhet t’i jap dikujt ndonjė ēmim mirėpo kur dėgjova muzikėn atėherė e pashė se s’kam nga t’ia mbaj dhe vėrtet as sot nuk e di se si kam qėndruar nė kėmbė.

Jam shumė e lumtur qė e kam njohur Ardit Gjebrenė. Ai ėshtė jo vetėm njė kėngėtar i mrekullueshėm po dhe njė njeri i mrekullueshėm, njė intelektual me plot kuptimin e fjalės njė punėtor i madh …Gjatė atyre ditėve tė qėndrimit tim atje unė jam mahnitur me durimin e tij, me shkathtėsitė e tij me mėnyrėn e punės, me respektin dhe dashurinė qė tregonte pėr tė gjithė. Tri katėr ditė sa qėndrova aty si s’e dėgjova njė herė tė ngritė zėrin. Ai ėshtė njė shembull se si duhet tė punohet dhe tė arrish rezultate !

Blue Sky : Edhe njė paraqitje tjetėr befasuese para njė viti !

Nexhmije Pagarusha : Po, ishte kjo paraqitja ime pas 20 vjetėsh, kjo me rastin e Maratonės Humanitare pėr Fėmijė. Pas 20 vjetėsh pėrjetova njė befasi ! Hyra nė studion e kolegut tim Ilir Shaqiri, i cili kishte bėrė kėtė kėngė. Mė pėlqeu shumė teksti i Afėrdita Kelmendit dhe fillova ta kėndoj, me dyshim se mund ta kėndoj. Mė pėlqeu shumė dhe pėr befasinė time dhe tė publikut e pranova dhe e kėndova ! Natyrisht jo me atė zėrin qė ėshtė mėsuar publiku tė mė dėgjojė por besoj qė ju ka pėlqyer.

Blue Sky : Do tė vazhdoni tė kėndoni ?

Nexhmije Pagarusha : Nuk e di! Nuk ka kush tė kompozojė. Edhe unė nuk jam shumė e interesuar kėshtu qė duhet dikush tė mė shtyjė, tė bėj diēka si nė rastin me Ilirin.

Blue Sky : Mė intereson mendimi juaj pėr muzikėn qė krijohet sot. Si e shihni ju atė nga njė kėnd i qetė e tėrhequr nga skena ?

Nexhmije Pagarusha : Si e shoh ? Nė vend tė pėrgjigjes po citoj Frojdin: ”Ēdo e ngritur kulturore ėshtė njė barrikadė kundėr agresorit dhe luftės”. Pra vlerat mbesin ! Tash kemi TV, kemi radiot tė cilat duhet tė kenė shumė kujdes nė zgjedhjen e muzikės. Kush dėshiron tė dėfrehet ajo dihet, nė ndonjė aheng, dasmė, nė ato raste edhe unė e dua atė muzikė, mirėpo unė besoj shumė qė kėnga e mirėfilltė do ta gjejė rrugėn e vet, se ēdo vrull kthehet nė lumin e vet.




Blue Sky : Shumė kėngėtarė duke folur pėr ju thonė se keni qenė shkollė pėr ta, pra pikė reference. Ēfarė i kėshilloni ata kur kėrkojnė mendimin tuaj ?

Nexhmije Pagarusha : Kurrė askush nuk e ka kėrkuar mendimin tim ! Mbase, mendojnė se i dinė tė gjitha ose kanė ngurruar duke menduar se nuk do t’i kėshilloj! Ndoshta edhe kanė bėrė mirė. Secili duhet ta gjejė veten nė interpretimin e vet.

Blue Sky : Ata tė cilėt kanė ngurruar tė ju pyesin, ēka do t’iu thoshe sot?

Nexhmije Pagarusha : Le tė kėndojnė me shpirt. Le ta donė kėngėn e mirėfilltė popullore se kurrė nuk do tė dėshtojnė dhe le tė jenė vetja e tyre !
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://tt-hack.tk
 
Bio e Nexhmije Pagarushes
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Mire Se Na Vini Ne Forumin Ton Shqiptar.... :: Argetohu Ne Forum :: Dokumentar-
Kėrce tek: