Mire Se Na Vini Ne Forumin Ton Shqiptar....
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mire Se Na Vini Ne Forumin Ton Shqiptar....

.........::::::Mire Se Vinii:::::::......
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Jeta dhe vepra e Mulla JAKUP ef.HASIPIT

Shko poshtė 
AutoriMesazh
triplex
Admin
triplex


Numri i postimeve : 240
Age : 29
Registration date : 27/04/2007

Jeta dhe vepra e Mulla JAKUP ef.HASIPIT Empty
MesazhTitulli: Jeta dhe vepra e Mulla JAKUP ef.HASIPIT   Jeta dhe vepra e Mulla JAKUP ef.HASIPIT Icon_minitimeTue May 01, 2007 7:53 am

--------------------------------------------------------------------------------

Te pakta jane fjalet per te shkruar per vepren dhe punen e tij.
Lexues te nderuar ne ket tem dua tju paraqes nji Atdhetar nji
person qe kurr vepra dhe jeta e tij bujare e atdhetare nuk do te shuhet e ky asht MULLA JAKUP ef.HASIPI

Jakup Hasipi eshte lindur me 1951 ne fsh.Sllupcan-Kumanove,shkollen fillore e kreu ne fshatin e lindjes.Pas nje pauze disa vjecare per shkaqe ekonomike u detyrua te punojn si bujk ku edhe familja e tij e kishte egzistencen.
Ne moshen 24vj udheton per Damask te SIRISE per ta kryer shkollen e mesme qe me pastaj fakultetin e Tefsirit (Komentimin e Kur'anit) ta vazhdoje ne Kajro.Pas mbarimit te studimeve per disa vjet do te sherbei si Imam ne Leverkuzen te Gjermanis.Ne fillim te viteve 90ta kthehet ne vendlindje ku dhe punesohet si imam ne xhamine e fshatit.

Ne fillimin e viteve 1994 eshte hapur radioja e pare ne Kumanove e quajtur Radio Zeri i Kumanoves.Po nga ky vend filloi edhe jehona e Hoxhes.Nje nate duke dalur nga radioja kapet nga njerezit e sigurimit te asaj kohe nen udheheqjen e Lubomir Ferckovskit ku dergohet ne stacionin policor te Butelit ne Shkup.Aty mbahet plot 48 ore dhe eshte maltretuar nga shum inspektor te sigurimit (Si cdo shqiptare ne pyetje infromative).Pas asaj kohe cdo hap i tij ka qene ne percjellje deri sa filloi lufta ne Kosove.Ai me bashkefshataret e tij dhe me kryetarin e atehershem te komunes se Likoves Vaid Sahitin ka pritur mbi 40.000 refugjate.Bashkerishsht kan organizuar pritjen dhe vendosjen e tyre.

Ne mesin e vitit 2000 M.Jakupi definitivisht i nderpreu marredheniet me qytetin sepse ministri i brendshem Pavle Trajanov kishte leshuar ate kohe flet arrest.Ne trevat e Kumanoves qysh ne shtator te 2000 filloie pas he te flitet se po formohet Armata Kombetare Shqiptare.
Me sulmin e pare te 22 Janarit 2001 ne Tearce te Tetoves doli ne shesh ARMATA KOMBETARE SHQIPTARE.Filluan pregaditjet edhe ne Komunen e LIKOVES nen udheheqje te Jakup Hasipit.Pas disa muajve me transformimin e AKSH-se ne UCK dhe nga leshimi i pozicioneve te UCK-se nga kalaja e Tetoves UCK-ja fillimisht do te terhiqet ne Tanushe,Breze,Maline dhe Goshince.Ne fund te Marsit 2001 Komandantet e lavdishem te UCK-se Fadil Nimani-TIGRI( DESHMOR),Jetulla Cari-GURI,Sami Ukshini-Sokoli,DOKTORI dhe shum tjere fillimisht do te stacionohen ne shtepine e Jakup Hasipit.Ne ate shtepi do te formohet shtabi i pare i UCK-se per Komunen e Likoves.Ku dhe mori pjese aktive ne luften e UCK-se si ne aspektin frontal edhe ate te logjistikes.
Pas mbarimit te luftes do te zgjidhet edhe mufti i qytetit te Kumanoves.

Ktu do ti postoj do komente te vllezrve nga nji forum tjeter ma merr mendja se do te jen interesante.

Koment

Te pakta jane fjalet per te shkruar per vepren dhe punen e tij.
Mungesa e tij do te verehet gjithnje e me shume ne koherat qe do te vijne.
Ishte me shume se nje hoxhe i rendomte.
Nje sherbyes i Fese se Allahut ne te gjitha trojet shqiptare pa perjashtim, Maqedoni, Kosove, Shqiperi, Lugine e Presheves, Mal i Zi...
Humbja e tij eshte e madhe, gati e pakompensueshme.
Do t'ju mungoje atyre qe kane degjuar ligjeratat e tij, atyre qe e kane njohur vetem sikur hoxhe e patriot, atyre qe e kane pasur me shume se vetem nje mik te rendomte por gati sikur vella. Kam pasur rastin dhe nderin te jem ne grupin e fundit te njerezve qe permenda.
Dita e pardjeshme, ajo kur humbi jeten tragjikisht hoxha dhe patrioti i nderuar, dhe ajo e djeshmja, kur e percollem ne banesen e fundit te kesaj bote, varrin e tij, ishin dite shume te renda per familjen dhe miqte e hoxhes se nderuar. Edhe per mua personalisht.
Inshallah Allahu ia ka pranuar vepren dhe angazhimin shumevjecar per ngritjen e Fese se Tij dhe e shperblen me Xhennetin me te larte, ate Firdevs.


Koment


Ne ceremonine e varrimit te Hoxhe Jakup Ef.HASIPI nga fsh.Sllupcan i Kumanoves moren pjese diku mbi 20.000 vete.
Ne varrim kishte mysafir nga gjitha viset shqiptare poashtu edhe njerez te ardhur nga diaspora exkluzivisht vetem per varrimin e Hoxhes se Nderuar.Kumanova eshte e vertete qe ka humbur nje Mesues,Hoxhe,Atdhedashes,Prijes,Teolog te cmuar sic tha edhe i Nderuari prof.Dr.Shefqet KRASNIQI nga Prishtina qe Sod po e varrosim Hoxhen e Ballkanit.Vertete akoma shum thelle ne shpirterat tone po e ndjejme dhembjen per vdekjen aksidentale te Muftiut te Kumanoves.

Do te citoja ligjeraten e thene me 18.Janar 1999 ne Xhamine e fsh.Sllupcan 2 dite pas masakres se Rexhakut:

Vellezer sod eshte Dite Bajrami,sod ne xhamine tone po falet Namazi i Bajramit kurse ne Xhamine e fsh.Recak jan kufomat e vellezerve tan te masakruar.Andaj pas daljes nga Xhamia askush nuk ka te drejte ta gezoi kete Bajram perpos femive,sepse edhe Ata ne ate pjese te Shqiptarise jan vellezerit tane,dhe duhet ndare dhembjen bash****sht.Se gjith kjo lufte qe sod po behet ne teritorin e Kosoves po behet per Shqiptarine andaj po ju ndaloi qe kete Bajram ta festoni.

Koment


Hoxhe Jakupi per pos qe ishte hoxhe dhe predikonte drejetsi hyjnore,arsimim, besen shqiptare dhe vyrtyte morale te cilet njeriut ia kthejn motivin per jetee dhe e bejn te ndjehet i rendesishem dhe i dinjitetshem,ishte edhe nje Patriot dhe Atdhetar i madhe SHqiptare.
Gjat gjith jetes se tij i qendroi pran popullit te vet, jo vetem ne momente te mira, por edhe ateher kur AI perballej me sfida mes jetes dhe vdekjes.Andaj me te drejte konsiderohej si nej udheheqes shpirteror mbi hapsirat ku jetojn shqiptaret e Maqedonise.
Nje fakt i pakontestueshem i gjith kesaj eshte se, : Nder te paret ne Karadakun e Likoves dhe Kumanoves ua hapi deren emblemave te UĒk-se ne vitin 2001 dhe veshi uniformne e kesaj ushtrie, duke leshuar kushtrim per liri dhe barazi kombetare,pas qka populli u ngrit pa hezitim ne luften e aramatosur.
Ishte i fjalees dhe i vepres, LAVDI Hoxhes ( mesuesit) te nderuar, Jakup Hasipit...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://tt-hack.tk
 
Jeta dhe vepra e Mulla JAKUP ef.HASIPIT
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Vdekja e Hoxhes Mulla Jakup Asipi
» The Cannibalz - Jeta
» Hoxhe Jakup Asipi ne Ferizaj (Ligjerata)
» Hoxhe Jakup Asipi ne KAmenic(Ligjerata)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Mire Se Na Vini Ne Forumin Ton Shqiptar.... :: Feja Islame :: Ligjerata Islame-
Kėrce tek: