Ronaldinjo, pasaniku me i madh!
18 Prill Per te nentin vit radhazi, prestigjiozja France Football publikoi ne numrin e saj te djeshem nje speciale qe lidhej me perfitimet e futbollisteve. Per te dytin vit radhazi, braziliani Ronaldinjo kryeson listen e futbollisteve me me shume perfitime brenda nje viti, portugezi Hoze Murinjo vazhdon te jete trajneri me i paguar ne bote, ndersa sulmuesi i Marsejes, Xhibril Sise vleresohet si futbollsti me i shtrenjte i kampionatit francez. Me 24 milion euro perfitime ne sezonin 2005?06, Ronaldinjo ruan vendin e pare te fituar vjet, perpara Devid Bekamit, i pari ne periudhen 2003?05. Koka mbetet e paprekur, por ne pjesen tjeter te listes se 20 futbollisteve me te paguar duken shume ndryshime. Tierri Henri, ndikuar nga permiresimi i pages se tij tek Arsenali dhe sponsorizimet e reja eshte ngjitur ne podium, me 15,7 milion euro, perpara Mikael Balakut, futbollistit me te paguar gjerman dhe pasanikut te ri te Celsit. Jane pese futbollistet e Celsit qe figurojne midis 20 me te paguarve, mes te cileve edhe Didier Drogba, afrikani i pare ne kete renditje. Ne edicionin e me te paguarve te 2007?s shfaqet edhe ngjitja e yjeve te rinj, me Kristiano Ronaldon, Kakane dhe Iker Kasijasin, midis 20 me te mireve. Dy Topa te Arte, Andrij Shevcenko (2004) dhe Fabio Kanavaro (2006) figurojne gjithashtu midis me te paguarve. Per tu vecuar fakti qe Zinedin Zidan, i cili vazhdon te kete perfitime prej nente milion eurosh ne vit nga kontratat e tij publicitare, do te figuronte gjithashtu midis 20 futbollisteve me te paguar, ne qofte se France Football do te kishte vendosur te llogariste edhe futbollistet e terhequr.
Midis trajnereve, Hoze Murinjo i Celsit vazhdon te kryesoje bindshem, perpara Ser Aleks ferguson te Mancesterit dhe Fabio Kapelos, te Realit te Madridit. I dhene borxh tek Marseja nga Liverpuli, Xhibril Sise eshte futbollisti me me teper perfitime i kampionatit francez (4,8 milion euro ne vit), perpara Pauletes se Paris SG dhe Zhuninjos, i Lionit.
Futbollistet me te paguar te vitit
Emri Klubi Perfitimet
1. Ronaldinjo Barcelona 24 milion
2. David Bekam Real Madrid 17 milion
3. Tierri Henri Arsenal 15,7 milion
4. Mikael Balak Celsi 15,3 milion
5. Ronaldo Milan 15,2 milion
Trajneret me te paguar te vitit
Emri Klubi Perfitimet
1. Hoze Murinjo Celsi 10 milion
2. Aleks Ferguson Mancester J. 6,1 milion
3. Faio Kapello Real Madrid 5,8 milion
4. Goran Erikson Ish?Angli 5,2 milion
5. Gus Hidink Rusie 5 milion
Shenim: Shumat shprehen ne milion euro