Skuadra kampione nė fuqi e NBA-sė, Majami Hit ka pėrjetuar humbjen e 17-tė nė kėtė edicion. Mbrėmė tė pėrzgjedhurit e Pit Rajlit kanė pėsuar humbje nga Orlando, me rezultat 97:68.
Orlando Mexhik e shfrytėzoi nė mėnyrėn mė tė mirė tė mundshme mungesėn e Duejn Uejdit dhe Shakill ONillit nė radhėt e Majamit. Mė i spikaturi nė fitoren e Orlandos nė kėtė takim ishte Duajt Hauard, me 18 pikė e 10 kėrcime, derisa 16 pikė i realizoi Trevor Ariza. Ndėrkohė, nė mungesė tė dy yjeve kryesore tė Majamit, rolin e shėnuesit mė tė mirė tek kampionėt nė fuqi e mori Xhejson Kapono, me 16 pikė. Nju Xhersi Nets realizoi fitoren e dytė tė njėpasnjėshme, kėsaj radhe duke e mposhtur Minesotėn, me shifrat 100:92. Lojtari mė i dalluar nė kėtė takim ishte Riēard Xheferson, me 23 pikė tė shėnuara.
Rezultatet
Orlando - Majami 97:68
Nju Xhersi Minesota 100:92
Sharlot - Indiana 113:102
Memfis - Toronto 110:104
Ēikago - Klivlend 103:96
Miluoki - Uashington 119:102
Dallas - Nju Orlins 94:80
Juta - Portland 96:86
Sakramento - Golden Stejt 119:96
beratsherifi