Mire Se Na Vini Ne Forumin Ton Shqiptar....
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mire Se Na Vini Ne Forumin Ton Shqiptar....

.........::::::Mire Se Vinii:::::::......
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Stop riciklimit nė zgjedhjet e basketbollit shqiptar

Shko poshtė 
AutoriMesazh
triplex
Admin
triplex


Numri i postimeve : 240
Age : 29
Registration date : 27/04/2007

Stop riciklimit nė zgjedhjet e basketbollit shqiptar Empty
MesazhTitulli: Stop riciklimit nė zgjedhjet e basketbollit shqiptar   Stop riciklimit nė zgjedhjet e basketbollit shqiptar Icon_minitimeSat Apr 28, 2007 12:56 pm

Stop riciklimit nė zgjedhjet e basketbollit shqiptar

--------------------------------------------------------------------------------

Ēudirat dhe tė pathėnat, kulisat dhe makinacionet nė federatėn e volejbollit, kurrsesi nuk mund tė ishin dhe nuk mund tė jenė mė tė vogla se sa njė zyrė mė tej, nė rreshtin e gjatė tė federatatave, atė tė basketbollit. Prej kohėsh njė institucion I tillė ka mbetur nė duar tė vendimeve qarkulluese, prej kohėsh njė sport I tillė, ka xhiruar nė vend, prej vitesh kryesia ka marrė trajtėn e plotė tė vizave ndarėse horizontal qė shpesh njė skaner nė shėndetėsi paraqet. Federata Shqiptare e Basketbollit ka qenė ėshtė, dhe nuk di…nėse do tė vazhdojė tė mbetet njė “oqean” I madh pėrplasjesh dhe tavolinave nė distancė, pėrpos edhe mbulimeve tė pėrherėshme tė shumė vendimeve antiligjore, tė shumė vendimeve qė kurrė nuk u zbardhėn dhe qė vazhdojnė tė jenė pjesė e aktualitetit. Megjithatė, edhe sot e kėsaj dite, askush nė kėtė federatė, por edhe nė opinionin e basketbollit nė vend nuk e kuptoi se pėrse, nga kush dhe me cfarė sinjali apo prirje erdhi provokimi I vetėlargimit tė anėtarėve tė kryesiese, pėr pasojė thirrjen e zgjedhjeve tė reja, duke lėnė nė mesmandat njė punė tė besuar kohė mė parė, njė punė tė nisur disa vite mė parė. Disa dilema qė nuk janė zbradhur ende, se pėrse ėshtė dhėnė kjo dorėheqje nė ambjentin e basketbollit shqiptar. Kryesia e deridjeshme e federatės sė koshit, e besuar nė votat e saj nga anėtarėsia spontane nė votė-dhėnie, e ndarė nė kampe dhe llogore tė ndryshme nuk bėri gjė tjetėr vecse krijoi tė gjithė terrenin e plotė dhe tė qetė pėr tė vepruar nė njė amulli ku askush nuk dinte se cbėhej, pėrfshirė nė vendime qarkulluese, qė edhe sot e kėsaj dite nuk ekzistojnė me numėr protokolli, por akoma mė shumė, pėr vendime qė, edhe sot e kėsaj dite nuk kanė qenė transparente pėr klubet e basketbollit shqiptar. Nga federate shqiptare e basketbollit, ajo qė qenė e prangosur dhe ka vuajtur mė shumė se gjithcka tjetėr, ka qenė transparenca publike, pėr tė pjesė tė interesit, e asaj qė dilte, si rrjedhojė e funksionimit tė aparatit vendimmarrės dhe ekzekutiv, vendimeve, ndryshimeve, duke marrė si motiv vetėm njė dicka tė vogėl nė dukje, por shumė tė rėndėsishėm, komunikimin me publikun: E nėse nga KOKSH, Komiteti Olimpik Shqiptar vijnė edhe njoftimet mė tė vogla, pėr takime thjesht protokollare, kurrė nė ambjentet e medias nuk ka ardhur qoftė edhe njė ftesė e vogėl zyrtare, njė vendim I zbardhur I pseudo-kryesisė fragmentare, nė ambjentet mediatike nuk ėshtė mėsuar kurrė se kur dreqin mblidhen kėta njerėz, pėrse mblidhen dhe se cfarė diskutohet. Anėtarėt e kryesisė sė basketbollit shqiptar (pjesa mė e madhe), tashmė dhe e ricikluar nė kandidim, kanė patur dhe vazhdojnė tė kenė mungesėn e theksuar tė iniciativės, kanė patur dhe vazhdojnė tė kenė frikėn dhe tendencėn e moscėnimit tė interesave tė ngushta, edhe nėse vendime tė ndryshme shkelin rėndė atė qė gatuhet, edhe nėse firma e tyre (nėse e kanė dhėnė ndonjėherė tė gjithė bashkė nė njė mbledhje), edhe nėse votra e tyre PRO nė njė mbledhje “tė qetė” dhe “konsensuale” ka cėnuar direct pozicionin e X-it apo Y-it klub apo individ. Pozicioni I tyre qėndrestar dhe nėjeherėsh hermetik pėr atė qė ėshtė bėrė dhe qė ėshtė kaluar, qėndresa e tyre, jo product I karakterit, por I stepjes pėr prishje ekuilibrash dhe qejfesh, ka bėrė qė zallamahia nė vendimmarrje tė lulėzojė dhe tė kalojė mbi interesat legjitime, tė kalojė mbi muret e njė statuti qė kurrė nuk u zbatua, por gjithmonė u pėrdhos, sepse atė rrugė zgjodhi kjo kryesi qė iku. Njė kryesi e basketbollit, (jo en-block por njė pjesė e mirė e saj), kurrė nuk mbrojti interesat direkte, kurrė nuk ishte afėr klubeve tė basketbollit shqiptar, kurrrė nuk qėndroi nė pozicione burrėrie, kur bėhej fjalė pėr absurditete tė gabuara, rrjedhojė e njė pakti tė fshehtė afat-shkurtėr. Vetė ata, qė deri dje drejtuan dhe qė tashmė kėrkojnė sėrish votėn, njė pjesė e tyre fare mirė e dijnė qė nuk kanė mė se si t’u dalin pėrpara e t’u kėrkojnė votėn anėtarėsisė. Pėr kėto, por edhe pėr njė mijė e njė vakuume dhe motive tė tjera. Njė pjesė e tyre nuk kanė moral mė tė kėrkojnė votė nė asamblenė e sė shtunės. Njė pjesė e tyre nuk kanė mė, mė tė voglin argument qė salla t’u besojė se ata duhen cikluar sėrish. Sepse, provat nė basketbollin shqiptar janė ndėr vite tė dhėnė e stėrdhėna, dhe tė gjitha kanė pėrfunduar nė zgjedhje tė gabuar tė elektoratit tė basketbollit shqiptar. Megjithatė, nga ajo qė ėshtė bėrė prezente, ata janė sėrish nė garė, ata janė sėrish pjesė e hedhjes hi pėrpara syve, pėr ata “fakirė” qė do tė vijnė e do tė votojnė (ndjesė pėr epitetin). Ata qė ikėn, pėrpara se tė kėrkojnė mandatin tjetėr, njė herė duhet tė argumentojnė motivet e njė largimi, dhe mė pas tė lėnė postet dhe karriket. Ose minimalisht, tė kėrkojnė ndjesė pėrpara bazės sė basketbollit nė asamblenė e sė shtunės, tė argumentojnė pėrpara atyre qė I kanė votuar nė lashtėsi e deri mė sot, pėr atė qė ėshtė bėrė nė basketbollin shqiptar. Sepse, vetėm normale nuk mund tė quhen inkursionet e vazhdueshme ndėr vite pėr njerėz dhe probleme tė shumta, qė nga njė shkresė e thjeshtė, e deri tek ndonjė shkresė e “pėrbėrė” dalė nga Thesari I shtetit, pėr cėshtje financash, e cila dhe kjo e fundit bėn mirė tė zbardhet, nėse do tė ketė njė fije transparencė. Duke ndarė kandidimin e kryesisė me atė tė presidencės, tek kjo e fundit ka njė lloj dallimi tė vogėl pėr tė ndryshuar dicka, por “pako” e kandidaturave pėr kryesinė qė sėrish u serviren asamblesė sė koshit shqiptar dhe atyre qė do tė votojnė tė shtunėn mbetet njė riciklim I pastėr I sė kaluarės, ,betet njė ricklim I plotė I asaj pjese qė nuk ka se cfarė tė sjellė mė basketin shqiptar, I asaj pjesė qė I ka humbur ndėr vite inciativa dhe guximi pėr tė ndaluar cudira nė kėtė sport. Tashmė mbas kaq vitesh njė opinion pėr ta nuk ėshtė aspak njė paragjykim, por njė dėshmi e qartė e atyre qė kėrkojnė votėn sėrish, por qė salla atė tė shtunė kurrsesi nuk duhet tė rinxitohet dhe tė stėrrnxitohet, apo tė votojė nė heshtje. Mė mirė njė votė e pavlefshme, apo edhe shumė tė tillė, se sa njė riciklim jo i drejtė, dhe sėrish falls, klanor dhe intrigues pėr njė pjesė tė atyre qė ikėn dhe qė “duan” sėrish tė kandidojnė. Stop, riciklimit...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://tt-hack.tk
 
Stop riciklimit nė zgjedhjet e basketbollit shqiptar
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Qe Numrat e Krejt Kengetarve Shqiptar Hacked

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Mire Se Na Vini Ne Forumin Ton Shqiptar.... :: Sport :: Basketboll-
Kėrce tek: