Mire Se Na Vini Ne Forumin Ton Shqiptar....
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mire Se Na Vini Ne Forumin Ton Shqiptar....

.........::::::Mire Se Vinii:::::::......
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Bio Fatmir Haxhiu

Shko poshtė 
AutoriMesazh
triplex
Admin
triplex


Numri i postimeve : 240
Age : 29
Registration date : 27/04/2007

Bio Fatmir Haxhiu Empty
MesazhTitulli: Bio Fatmir Haxhiu   Bio Fatmir Haxhiu Icon_minitimeMon Apr 30, 2007 6:05 pm

Fatmir Haxhiu lindi mė 28 dhjetor 1927 nė qytetin e Gjirokastrės,Shqipėri. Rrjedh nga njė familie e mesme qytetare patriotike nga qyteti i Pėrmetit. Nė vitin 1930 familia e tij u vendos me banim nė qytetin e Tiranės, ku kaloi gjithė jetėn deri nė ditėt e fundit mė 10 Mars 2001.

Kreu shkollėn fillore nė "Shkollėn e Kuqe" njė nga shkollat e dėgjuara me mėsues patriot si Sotir Milto Zgura, Sali Morina tė cilėt qenė tė parėt qė e inkurajuan Fatmirin tė vizatonte duke parė dėshirėn e tij pėr tu bėrė piktor. Kreu studimet nė shkollėn e mesme nė Liceun e Tiranės.

Nga viti 1941 edhe pse ish rreth tė 14 dhjetave merr pjesė nė rininė komuniste shqiptare tė shkollės. Gjatė pushtimit fashist nė vitin 1942 pėrkrah lėvizjen ēlirimtare dhe nė shtator tė vitit 1943 del partizan dhe lufton deri nė ēlirimin e plotė tė Shqipėrisė. Nė nėntor tė vitit 1945 Fatmiri shkon pėr studime ushtarake nė Beograd(Jugosllavi) nė shkollėn "VOJNA UCISHTE", ku pėr 6 muaj mori njohuri tė pėrgjithshme ushtarake dhe pas ndarjes sė degėve ai vazhdon studimet nė Zagreb nė shkollėn e artilerisė "OFICIRSKA SKOLA I VOJNO UCILISTE ZEMALJSKE ARTILJERIJE".

Zagrebi i dha oficerit tė ri ndėr tė tjera edhe shijet e punės estetike, edukative pėr tė bukurėn e bashkohoren. Aty Fatmiri njihet sė pari jo vetėm me harmoninė e arkitekturės sė qytetit por edhe me kulturėn e larmishme tė tij, muzikėn, sportet, artet figurative. I etur sė brėndėshmi pėr tė thithur sa mė shumė pėrshtypje, Fatmir Haxhiu vrojtonte me kureshtje gjithēka. Falė natyrės sė tij tė shkathėt si djalosh kryeqytetas, atė e karkterizonte disiplina,vullneti i admirueshėm,karakteri i fortė, energjik e qėndrimi korrekt.

Kryen studimet me sukses, dhe nė vitin 1948 kthehet nė atdhe plot energji, kulturė dhe ėndra duke mos e braktisur pėr asnjė moment dėshirėn dhe pasionin e tij pėr pikturėn. Ai punonte dhe merrej vazhdimisht me aktivitete artistike sidomos pėr festat kombėtare, apo ngjarjet e shėnuara historike. Nė ushtri, artisti i ardhshėm gjeti mjedisin e tij, fillimisht nė Regjimentin e Artilerisė nė qytetin e Beratit e mė pas si zv/shef operativ i Komandės sė Artilerisė sė Ushtrisė deri nė vitin 1956. Pėr tre vjet nga viti 1956-1959 punoi si pedagog i taktikės sė artilerisė nė Shkollėn e Bashkuar tė Oficerave (sot Akademia Ushtarake e Trupave Tokėsor "Skenderbej").Gjatė kėsaj periudhe ai u dallua pėr aftėsin organizuese, disiplinėn, shpirtin kėrkues ndaj vehtes, pėrgatitjen e lartė, korrektėsinė dhe seriozitetin nė mėsim dhėnje.

Njihet shumė herėt qė mė 1944, me Andrea Mano,Llazar Nikolla,Kel Kodheli, Sadik Kaceli(sot, artistė mė nė zė tė skulpturės e pikturės shqiptare) ku pėrpunuan formulimin dhe realizimin figurativ tė kongresit tė Bashkimit tė Rinisė Antifashiste Shqiptare.Kėta artist me eksperiencė sė bashku me piktorin Nexhmedin Zajmin, skulptorin Odise Paskali, piktorin Foto Stamo duke parė devotshmėrin,seriozitetin,pasionin,talentin e Fatmir Haxhiut e ndihmuan shumė dhe nė pregatitjen teorike pasi panė tek ai shpirtin e gjėrė e tė ndjeshėm,njė piktor qė do tė rradhitej mė vonė me dinjitet krahės tyre

Nga mesi i viteve 50, Fatmir Haxhiu u bė promotori dhe krijuesi i studios sė parė ushtarake nė Shqipėri, ku u pasua edhe nga piktorė e skulptorė tė tjerė tė rinj,qė sapo kishin mbaruar Licuen Artistik tė Tiranės.Nė vitin 1959 pėr herė tė parė merr pjesė nė ekspozitėn kombėtare tė pikturės, ku vlersohet me ēmimin e dytė,i pari vlerėsim ky qė i dha forcė dhe e inkurajoi pėr mė tej.Pėr vite me rradhė piktori u aktivizua dhe me vizatime e grafika nė revistėn"10Korriku".Tė shumta janė tregimet nga lufta qė ai ka ilustruar duke ju shtuar atyre emocion dramatik, si nė gazetėn"Luftėtari",nė organe tė tjera tė shtypit, tė shtėpisė botuese"Naim Frashėri"e tjer.

Edhe pse me punėn e talentin e tij ai kishte arritur diēka, dėshira pėr tė vazhduar studimet e larta pėr piktur e ngacmonte vazhdimisht. Nė vitin 1959 nė Institutin e Lartė tė Arteve pas pėrfundimit tė konkursit u pranuan tė ndjekin studimet 7 studentė nga 70 kandidatė tė paraqitur. Njėri prej fituesve qe edhe Fatmiri. Kėshtu ai fillon studimet tė cilat i pėrfundon me rezultatin shkėlqyeshėm nė vitin 1965.

Punimi i tij pėr dipllomėn ishte kompozimi me temė nga lufta N-Ēl "Kalimi i Divizionit tė Parė nė Veri"(200x300)cm.. Studentit Haxhiu iu desh tė bėnte njė punė kolosale, ai studjoi gjatė lidhur me armatimin e paisjet, veshjet, zgjedhjen e pejzazhit, tė gjitha kėto pėr tė arritur njė shkallė sa mė tė lartė vėrtetėsie historike. Nė tė njėjtėn kohė ai mundi tė interpretonte artistikisht nė vepėr heroizmin dhe sakrificėn qė dallonte heronjte e luftės. Tablloja e tij e dipllomės, ėshtė regjistruar nė historikun ende tė pashkrur tė shkollės sė lartė tė artit, si njė ndėr arritjet mė tė shkėlqyera.

Tema e luftės dhe qėndresa heroike e popullit shqiptar nė shekuj do tė bėheshin motivi kryesor i tėrė krijmtarisė sė artistit.

Edhe pasi u diplomua ai vazhdoi tė punojė si kuadėr ushtrie, duke kryer detyra me pėrgjegjėsi tė ndryshme nė Ministrinė e Mbrojtjes me gradė deri Nėnkolonel.
Krahas funksioneve nė ushtri dhe punės nė atelje, Fatmiri ka qėnė njė artist i angazhuar edhe nė problemet e drejtimit nė strukturat e shoqatat artistike. Ka qėnė anėtar i Kryesisė sė Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve nga viti 1966-69 dhe anėtar i Komitetit Drejtues tė saj deri nė vitin 1991. Gjithashtu ai ka qėnė anėtar i komisionit tė pikturės pranė Komisionit Shtetėror pėr Artet Figurative tė Shqipėris, kryetar i komisionit tė pikturės pranė Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve dhe anėtar i kėshillit artistik tė Galerisė Kombėtare tė Arteve. Aktiviteti artistik i Fatmir Haxhiut ėshtė i ndėrthurur edhe me atė pedagogjik, ku ai pėr vite me radhė ka kontribuar pėr diplomimin e brezave tė rinj tė piktorėve me emėr. Nga viti 1970-1982 ka qėnė pedagog i jashtėm i Insitutit tė Lartė tė Arteve nė atelienė e pikturės monumentale pėr kurset e III-ta dhe tė IV-ta. Nga viti 1967 ka ushtruar krijimtarinė e tij duke qėnė nė profesion tė lirė.

Nė kėto katėr dekada pune tė pa lodhur nė fushėn e pikturės, ka realizuar njė numėr tė madh veprash nė gjininė e kavaletit dhe asaj monumentale.Sot punimet e tij gjėnden kudo brėnda dhe jashtė vendit. Ato janė ekspozuar apo janė pronė e Galerisė Kombėtare tė Arteve, Muzeut Historik Kombėtar, Muzeut Historik tė qytetit tė Tropojės, Burrelit, Vlorės, Pėrmetit, si dhe nė institucione tė tjera social-kulturore. Gjithashtu shtrirja e punimeve jashtė atdheut ėshtė e gjėrė dhe e admirueshme. Punimet ndodhen nė koleksionet private tė artėdashėsve nė Itali, Francė, Spanjė, Austri, Greqi, Japoni, Kinė, Rusi, Amerikė, Zvicėr, Hungari, Turqi, Jugosllavi, Australi, etj.

Nė konkurset kombėtare prej vitit 1966 deri nė vitin 1990 ka fituar tre ēmime tė para, dy ēmime tė dyta dhe njė ēmim tė tretė. Eshtė laureat i Ēmimit tė Republikės sė shkallės parė me veprėn "Skroskė 1944" (206 x 330)cm, si dhe i Ēmimit tė Republikės sė shkallės sė tretė pėr veprėn "Me shpatė nė dorė"(550 x 450)cm. Shumė vepra tė krijimtarisė sė tij janė popullarizuar nėpėrmjet botimeve nė organe tė ndryshme tė shtypit si nė gazetat "Drita", "Zėri popullit", "Puna", "Bashkimi", "Zėri i rinisė", "Luftėtari", nė revistat "Albania", "Nėntori", "Ylli", "Shqipėtarja e Re", "10 Korriku", "Nė shėrbim tė popullit", "Rruga e Partisė", nė revista ushtarako politike, nė kopertina librash, albume, tekse shkollore, kartolina, fletė riprodhimi tė veēanta, katalogje ekspozitash, nė pulla filatelie shqiptare dhe tė huaja, etj.

Pėr tė gjithė kėtė aktivitet tė gjatė e tė suksesshėm artistik, Fatmir Haxhiu ėshtė nderuar me titullin e lartė "Piktor i Merituar". Me rastin e 70 vjetorit tė lindjes sė tij iu dha gjithashtu urdhėri "Mjeshtėr i Madh i Punės".

Nė krijimtarinė artistike, vepra e piktorit tė rrėmben pėr nga pėrmasat e kompozimit, ritmin e saj, pėr numrin e madh tė figurave, personazheve, e luftrave shqiptare ndėr shekuj. Nė tabllotė e tij janė prezantuar momente kyēe tė historisė sė popullit shqiptar gjė qė pėrbėn nė thelb individualitetin e tij krijues. Personazhet nė veprat e tij nuk njohin disfat apo tėrheqje.Tė marrė nga realiteti karakteristik shqiptar ata janė tė vėrtetė.

Karakteristikė e krijmtarisė sė tij ėshtė dinamika, epizmi i thellė qė trasmetohet nė ritmin kompozicional, vizatimin e fuqishėm ekspresiv, nė kontrastet grafike e tonale me gamė koloristike dramatike dhe ekspresive. Piktura e Fatmir Haxhiut mbeti e nxehtė, shumėngjyrėshe, figurative dhe vlerėsuese mbi pikturėn e modelit tė figurės njerėzore dhe mjedisit ku ajo veproi. Personazhi(njeriu) nė pikturėn e Haxhiut vjen me gjeste tė theksuara duke i dhėnė rėndėsi lėvizjes energjike qė nė tė gjitha herėt ėshtė e pasur me detajin monumental tė realizuar nė teknikėn e vajit. Figura e njeriut nė tabllotė e tij ėshtė shprehi e qartė e kėrkesės sė kohės pėr formimin e njė njeriu tė ri, vital, heroik dhe vendimmarrės. Piktura e Haxhiut ėshtė pikturė impulsive dhe energjike siē ishte dhe vet karakteri psikologjik i tij. Tabllotė e tij janė shprehi, nė to lexon histori shqiptare. Ato njėkohėsisht shprehin qartė idetė dhe qėndrimet e vet autorit pėr periudhat historike tė pasqyruara nė to. Piktura e tij ėshtė rezultat i talentit, punės dhe vullnetit tė autorit.


Gjirokastėr

Duke analizuar veprėn e gjėrė tė mjeshtrit mund tė arrijmė nė pėrfundimin logjik se ajo ėshtė realiste nė formė dhe optimiste nė ide. Gjuha artistike qė ai pėrdor, ėshtė mjeshtėrore, dinamike, e thjeshtė dhe e qartė. Haxhiu, nė krijmtarinė e tij artistike na ka lėnė jo vetėm tabllo kompozicionale tė mėdha, por edhe mjaft vepra tė tjera tė gjinisė sė pejzazhit, portretit e punimeve grafike. Ndėr veprat mė tė arrira e mė tė suksesshme mund tė pėrmendim:"Skroskė1944"(206x330)cm, "Tenda e qypit"(300x500)cm, "Beteja e Albulenės"(150x300)cm, "Me shpatė nė dorė"(550x450)cm, "Bashkimi i Principatave" afresk(300x800)cm, "Vrana Konti me trimat e tij" afresk(110x300)cm ,"Kryengritja e Matit"aseko(260x500)cm,"Ēajmė rrethimin"(240x240)cm "Kėshilltarėt e Hekalit"(303x243)cm,"Tokė e zhuritur"(300x200)cm," Shpallja e Republikės"(300x500)cm,"Nė shtabin e Pėrgjithshėm-Odriēan"(200x178)cm, "Beteja e Kaēanikut"(150x200)cm ,"Sofra e poezisė Kosovare,"Lypsja"(80x100)cm, "Vallja e shpatave"(100x150)cm e tjer.

E gjithė krijimtaria e tij u realizua nė formatin dhe konceptin e artit realist

Me inisiativėn e tij, prej datės 17 Tetor deri mė 27 tė vitit 2000 bėri nje vizitė nė krahinėn e Kosovės, nė Prishtinė e Pejė,ku u takua me punonjės tė Galerisė sė Atreve,me studentėt dhe pedogogėt e Fakultetit tė Atreve,me punonjėsit e Muzeut Historik,Muzeut Etnografik si dhe me personalitete tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės.


Nė kėtė mėnyr ai tentoi tė njihet mė afėr e mė thellė me betejat dhe heroizmat qė janė zhvilluar nė tėrsi me dramėn Kosovare.Nga kjo njohje ai do angazhohej tė realizonte disa vepra arti tė karakterit monumental si"Beteja e Llapit","Heroizmi i Adem Jasharit","Masakrat","Gjenocidi ose Shpėrngulja","Beteja e Fushė Kosoves".

Qė nga data 10 Mars 2001, nė kavaletin e tij tė punės ka mbetur zgjidhja kompozicionale nė bardh e zi,e punimit tė tij tė fundit qė ishte njė porosi e marrė nga Muzeu Historik i Kosovės. Edhe ky ėshtė njė kompozim monumental, me shumė figura i titulluar nga autori "Beteja e Fushė Kosovės"(250x600)cm.


Kjo dėshmon edhe njė herė se Fatmir Haxhiu deri nė fund tė krijmtaris sė tij,nuk u shkėput nga frymėzimi qė i buronte prej historisė sė popullit tė tij.
Realizimi i kėtyre veprave do tė plotėsonte edhe njė nga ėndrat e piktorit.

Ideali i tij kombėtar si ushtarak dhe artist ishte i pandarė. Ēdo vepėr e tij ėshtė studim, shkencė, histori dhe art, njė zgjidhje e pėrkryer e njė mjeshtri qė do tė mbetet shkollė nė pikturėn bataliste shqiptare, shkollė artisti qė diti tė bashkojė talentin artistik dhe atė ushtarak me pathosin e njeriut aktiv nė jetė, nė shoqėri, me botė tė gjėrė dhe bujare.

Ēdo vepėr e Fatmir Haxhiut ėshtė njė copė Shqipėri. Ēdo vepėr ėshtė njė betejė. Ēdo vepėr e tij ėshtė njė fitore. Krijimtaria e tij vėrteton se ai kishte energji tė mėdha krijuese, pune, besimi, jete, e tė ardhmeje.

Rėndėsia nė tėrrėsin e veprės sė tij qėndron nė atė se gjithėkush do tė lexojė qartė njė pjesė tė biografisė sė popullit shqiptar.

"Mjeshtri i Madh i Punės" Fatmir Haxhiu ka shumė miq dhe dashamirės. Ka kudo ku gjėndet vepra e tij, pasi nė themel tė saj qėndron mesazhi kombėtar. Ai ripėrtėriu historinė nė art dhe lartėsoi heronjtė me mjeshtėri tė veēanta artistike.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://tt-hack.tk
 
Bio Fatmir Haxhiu
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Mire Se Na Vini Ne Forumin Ton Shqiptar.... :: Argetohu Ne Forum :: Dokumentar-
Kėrce tek: