Mire Se Na Vini Ne Forumin Ton Shqiptar....
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mire Se Na Vini Ne Forumin Ton Shqiptar....

.........::::::Mire Se Vinii:::::::......
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Historia e Kupės sė Botės

Shko poshtė 
AutoriMesazh
triplex
Admin
triplex


Numri i postimeve : 240
Age : 29
Registration date : 27/04/2007

Historia e Kupės sė Botės Empty
MesazhTitulli: Historia e Kupės sė Botės   Historia e Kupės sė Botės Icon_minitimeSat Jun 09, 2007 12:12 pm

Asnje ngjarje sportive ne bote nuk e kap imagjinaten e njerezve ne ate nivel dhe kapacitet pervecse Kupes se Botes ne Futboll. Qe prej tentatives se pare te krijimit te nje Kampionati Boteror te Futbollit ne Uruguai, ne vitin 1930, produkti kryesor i FIFA’s eshte rritur ne menyre konstante si ne popullaritet ashtu edhe ne prestigj.

Jules RimetNje grup vizionaresh, administratore te futbollit francez, te udhehequr nga inovatori Jules Rimet, vene ne jete idene origjinale te sjelljes se bashku te skuadrave me forta te futbollit ne bote ne nje gare per titullin e Kampionit te Botes. Trofeu i arte qe u jepej fillimisht fituesve mbante persiper emrin e Jules Rimet, dhe iu dha tre here skuadrave fituese te gares ne vitet ’30, para se Lufta e Dyte Boterore ta ndalonte kete aktivitet te rendesishem futbollistik per 12 vjet rrjesht.

Kur rifilloi, Kupa e Botes ne Futboll ne menyre fenomenale avancoi ne menyre te padiskuteshme ne statusin e ngjarjes sportive me madheshtore ne boten moderne.

E mbajtur qe prej 1958, here ne Evrope dhe here ne kontinentin Amerikan, Kupa e Botes theu tabute me vendimin e Komitetit Ekzekutiv ne maj te 1996, duke perzgjedhur Korene dhe Japonine si vende pritese te edicionit per vitin 2002.Qe prej 1930, te 16-te edicionet kane pare vetem 7 fitues te ndryshem.

Megjithate Kupa e Botes ne Futboll eshte tronditur ne menyre dramatike disa here nga ngjarje qe kane ndihmuar krijimin e historise se futbollit – SH.B.A. mund Angline ne 1950, Korea e Veriut mund Italine ne 1966, dalja ne pah e Kamerunit ne vitet ‘80 si nje kundershtar i denje per te medhenjte e futbollit, si dhe fitorja e tyre ne ndeshjen e pare hapese te Kupes se Botes 1990 ne Itali ndaj Argjentines kampione e botes per vitin 1986.

Sot, Kupa e Botes ne futboll mban nje publik te tere boteror nen efektin e magjise se vet. Nje audience e akumuluar prej mbi 37 miliarde shikuesish ndoqi Kupen e Botes France ’98, duke perfshire 1.3 miliarde shikues vetem per naten finale te saj, nderkohe qe 2.7 milion njerez vershuan ne stadiumet franceze per te pare te 64 ndeshjet.

Pas gjithe ketyre viteve dhe kaq e kaq ndryshimeve, perseri fokusi kryesor i FIFAs mbetet i njejte – trofeu i arte me shkelqimin e tij, qe mban ne vetvete ambicien e cdo futbollisti.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://tt-hack.tk
 
Historia e Kupės sė Botės
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Mire Se Na Vini Ne Forumin Ton Shqiptar.... :: Sport :: Futboll-
Kėrce tek: